e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Romela Begaj: Arritje per kombin, tani medalje ne Olimpiade (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Romela Begaj: Arritje per kombin, tani medalje ne Olimpiade (VIDEO)

Kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj sjellë për herë të parë emocionet e triumfit të saj në Kazakistan. Në një intervistë për “A1 Report”, Begaj rrëfen emocionet për suksesin e arritur, duke u bërë e para kampione bote kuqezi. Shtangistja shqiptare falenderon të gjithë shqiptarët dhe krerët e shtetit për urimet e mbështetjen e tyre, duke premtuar fitoren e medaljes në Lojërat Olimpike, që do të mbahen në Brazil në vitin 2016. Peng për sportisten shqiptare ishte fakti që nuk arriti të thyente rekordin botëtror, por gjithsesi u shpreh e lumtur për medaljen e artë, të cilën e fitoi me shumë mundim dhe vuajtje.

Romela Begaj: Arritje për kombin, fitova me mund

Është një arritje shumë e madhe për gjithë kombin shqiptar. Është hera e parë që sillen dy medalje ari. Ka qenë një garë e imja shumë e vështirë. Ka patur konkurrente shumë të forta. Dhashë maksimumin tim. Është kënaqësi dhe nder për mua. Mund të avancoja shumë me shkëputjen. Por nuk më eci një provë. Në qoftë se do më kishte ecur prova e dytë mua do të më kishte ecur për rekord botë, që e kam arritur gjatë provave në Greqi. Ka qenë një nga peshat më të forta. Me ardhjen time në Tiranë, do të jepen edhe filmimet e rekordit tim. I falënderoj të gjithë për mbështetjen.

Begaj: Kam besim edhe tek “Evropiani”

Jam mësuar me ndryshimin në peshë. Pavarësisht kjo ka pasur vështirësitë e saj. Nuk është e thjeshtë. Tani jam stabilizuar. Pesha 63 kg është identike si 58 që kam qenë. Por them që do ja dal. Gara në evropianin e ardhshëm besoj se do të jetë në rezultate të larta. Është nder që punojmë me një sportist që ka vlera të mëdha, është një trajner me vlera. Jam shumë krenare që punoj me të. Këto rezultate që kanë ardhur në Shqipëri sot është vlera e Luan Shabani. Është emocion i madh të marrësh medalje me atë konkurrente që unë kisha. Medalja e arrit ishte fantastike për mua, e marrë me shumë mundim.

Begaj: Më shumë investime për sportin

Është një rezultat shumë i mirë. Është një sportist me nivele të larta. Është krenari për Shqipërinë që ka këto sportistë që i ngrenë emrin. Patëm një mbledhje bashkë me kreun Gjozaj. Ishte një bisedë për rezultatet, dhe shumë pak për problemet, që do shfaqen më vonë. Ka shumë për të përmirësuar. Aty ku ka rezultate ka edhe probleme. Me këtë rezultat që kemi, duhet të bëhen shumë gjëra, duhet të hidhet një sy më i madh nga sporti.

Ka shumë probleme. Nuk mund t’i vësh re vetëm peshëngritjes sepse ka rezultatin, por të gjithë sportit, në mënyrë që kudo të ketë rezultate. Nuk duhet të vlerësohet një sportist vetëm ku ka fitore, por në çdo rast nuk duhet të hidhet poshtë djersa e mundi i një futbollisti.

Romela Begaj: Ëndrra jonë pjesëmarrja në Olimpiadë

Nuk e di çfarë surprize mund të kenë bërë krerët e shtetit, e sidomos ministrja Nikolla. Shpresoj të jetë madhështore, ashtu siç janë edhe medaljet tona. Çdo gjë është garë dhe asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë aty. Ëndrra e çdo sportisti është pjesëmarrja në Olimpiadë. Dhe unë e Daniel Godelli e presim këtë pjesëmarrje. Do synojmë më të mirën të mbajmë titullin që kemi dhe të japim rezultate më të larta

Pëfundon Botërori në Kazakistan

Veç dy triumfuesve Godellit dhe Begaj në Botërorin e Kazakistanit na përfaqësuan edhe shqiptarë të tjerë. Në garë morën pjesë Hysen Pulaku, Krenar Shoraj, Endri Haxhihyseni dhe Sopot Sula. Pulaku në garën e peshës 85 kg në total ngriti 365 kg, 165 kg në stilin e shkëputjes dhe 200 kg në stilin e shtytjes, në shkëputje u pozicionua i 10 ndërsa në shtytje i 12. Hysen Pulaku pasi u rëndit i pari në Baterinë B, e mbylli garën në vendin e 10 në botë pas përfundimit të Baterisë A. Endri Haxhihyseni dhe Sopot Sula konkurruan në Baterinë C të peshës 94 kg, Haxhihyseni u rendit i 3 me 348 kg në total, Sopot Sula u rendit i 6 me 339 kg. Krenar Shoraj e nisi garën në Baterinë C, teksa në total ngriti 342 kg në dy – garësh u rendit i 24 nga 43 sportistë.