Roma ofron Iturben për kartonin e El Sharauit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me katër gola në pesë ndeshje zyrtare, Stefan El Sharaui duket i "rilindur" pas transferimit te Roma. Ish-sulmuesi i Milanit po tregon një rendiment të shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Luçano Spaleti.
Me shumë mundësi, Roma në fund të këtij sezoni do të shfrytëzojë edhe klauzolën për blerjen e futbollistit 23-vjeçar. Klubi verdhekuq i ka paguar Milanit
1.4 milionë euro për huazimin e lojtarit, ndërsa 13.6 milionë euro është e drejta e blerjes, siç ishte e parashikuar në kontratën e firmosur nga dy klubet.
Mirëpo, drejtuesit e Romës kanë menduar një tjetër rrugë për të siguruar shërbimet e futbollistit. Kryeqytetasit mësohet se i kanë ofruar Milanit kartonin e mesfushorit argjentinas, Huan Iturbe, për të mbërritur te "faraoni". Lojtari aktualisht është i huazuar te britanikët e Bornmëth.