e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Roben: Nuk do te lejoj qe Holanda ta humbase finalen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roben: Nuk do te lejoj qe Holanda ta humbase finalen
Prej rehabilitimit nga demtimi ka qene vendimtar ne ecurine e Holandes. Pas sezonit te jashtezakonshem te Bajerni i Mynihut, Arjen Roben ka dhene kontributin edhe ne kualifikimin e Holandes ne finalen e Kupes se Botes. Por, kete here, mesfushori 26-vjeçar premton se nuk do ta lejoje skuadren e tij qe te deshtoje ne rrugen drejt trofeut, ashtu si ndodhi me gjigandet gjermane ne finalen e Champions League.

“Perpara startit te aktivitetit kishim vetem nje objektiv”, tha Roben. “Perpara sfides me Uruguain isha i bindur se do te fitonim. Ky kontingjent i perfaqesueses eshte i jashtezakonshem. Se fundmi kam humbur nje finale te madhe ne nivel klubesh dhe nuk do te lejoj qe e njejta gje te perseritet me Kombetaren. Kemi besim se mund ta fitojme trofeun, pavaresisht se e kemi te qarte qe kundershtaret nuk jane aspak te lehte”.