Holanda ne finale, sekreti eshte frymezimi nga Barcelona
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Do te ishte absurde te mendoje se ne perfaqesuesen holandeze, qe arriti finalen e Kupes se Botes per here te pare pas 32 vjeteve, mund te kete nje lojtar i cili do te rivalizonte talentin e Johan Krujf. Megjithate, trajneri Bert van Marvijk beson se ka gjetur hallken qe i mungonte formules se suksesit te pioniereve te “futbollit total”, per te fituar trofeun me te rendesishem ne bote ne vitet 1974 dhe 1978, kur ata humben dy finale radhazi. Per ndeshjen e se dieles ne stadiumin “Soccer City” te Johanesburgut, Van Marvijk premtoi se skuadra e tij do te luaje si gjigandet spanjolle te Barcelones: nje ekip qe praktikon futbollin e bukur kur ka ne kontroll topin dhe ushtron presion te jashtezakonshem ndaj kundershtareve, per te rimarre sferen.
Drejtuesi i stolit “portokalli” konfirmoi se gjate ketyre dy viteve te fundit ka studiuar lojen e “blaugranave” dhe disa elemente te saj, Holanda i ka vene ne zbatim gjate aventures ne Afriken e Jugut. Tekniku shpjegoi: “Nuk jam munduar te ruaj metoden karakteristike te lojes se skuadres, apo diçka te ngjashme me paraardhesit e mi. Punoj sipas menyres sime. Ajo qe ka me teper rendesi eshte qe duhet te besosh ne diçka. Realisht duhet t’i perkushtohesh nje stili te caktuar. Ne luajme futboll te mire, madje edhe te bukur. Shpesh ka ndodhur qe Holanda i niste aktivitetet me fitore, skuadra behej euforike dhe me pas kthehej perpara kohe ne shtepi. Vazhdoj t’i them lojtareve te mi se ekziston gjithmone ‘nje ndeshje tjeter’. Ne mbrojme te gjithe si skuader.
Me pelqen futbolli sulmues, apo loja e bukur, por puna nis nga zbatimi i detyrave difensive te çdo lojtari dhe pozicionimi i tyre ne pozicionet e duhura. Gjithmone bej krahasime me Barcelonen; kjo skuader praktikon te njejtin stil futbolli si une. Por, situatat me interesante krijohen kur katalanet humbasin topin: ne çdo kohe Mesi, Ibrahimoviç, Iniesta dhe Ksavi ushtrojne presing ndaj kundershtareve per te rifituar kontrollin e topit. Nese arrin te injektosh kete mentalitet ne skuader, atehere je ne rrugen e duhur. Deri me tani kemi arritur ta realizojme diçka te tille”.
Fitorja 3-2 perballe Uruguait ishte triumfi i 14-te radhazi i “tulipaneve” ne Kupen e Botes: holandezet kane realizuar gjashte fitore ne Afriken e Jugut dhe tete ne ndeshjet kualifikuese per ne fazen finale te aktivitetit. Vizioni i trajnerit Van Marvijk po jep frytet e deshiruara. Skuadra aktuale nuk ka dhuntine e asaj te 1974-s kur luante Krujf, por aty luajne elemente si Van Persi, Roben apo Shnajder qe jane vendimtare ne klubet e tyre.
Ndoshta lojtaret e perfaqesueses “portokalli” nuk jane miq te mire edhe jashte fushes (mund te permendet ketu debati Shnajder-Van Persi, per te cilet thuhet se nuk kane folur per afro dy vjet), por kur zbresin ne fushe ata vene skuadren perpara merive personale. Kjo eshte edhe merita me e madhe e Van Marvijk: grupi eshte kompakt. Shnajder ka shenuar 5 nga 12 golat e holandezeve edhe pse nuk eshte nje sulmues, ndersa trajneri thote: “Uesli eshte nje lojtar shume i rendesishem per ekipin tone, por ai nuk luan i vetem. Edhe lojtaret qe nuk jane aktivizuar kane dhene kontributin e tyre. Ne jemi te forte si ‘skuader’ dhe deshiroj ta theksoj kete fakt”.