e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dy filozofi te ndryshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy filozofi te ndryshme
Holanda dhe Spanja, ja si e gjejne rrugen e golit, duke aplikuar dy filozofi te ndryshme. “Portokallinjte” fokusohen ne kualitetin e tenoreve te sulmit, “Furia e Kuqe” mbeshtetet te prestigjatoret e topit ne mesfushe. Sfida e se dieles mbetet e hapur.

Holande-Spanje do te jete nje finale me nje emerues te perbashket, ate qe bashkon dy pretendentet: futbolli sulmues. Por i interpretuar ne menyra krejt te ndryshme. Holanda fokusohet te kualiteti i tenoreve te saj perpara, Spanja mbeshtetet te manovra e fantazisteve te saj ne mesfushe. Te shikojme se si zhvillohen dy sisteme te lojes se ndryshme ne filozofi.

Ketu Holanda — “Oranje”-t e Van Marvijk nuk luajne futbollin total, me te cilin ne te kaluaren kane bere historine dhe jo vetem ne Holande. As nuk dhurojne, per te cilin dikush gjate turneut ishte ankuar, duke e quajtur herezi! Por edhe futbolli i kesaj Holande ka prodhuar nje finale, qe mungonte prej 1978-s dhe qe ka arritur edhe me pare me 1974-n dhe kurre e kurorezuar me titull. Jo vetem: Holanda ka fituar te 6 ndeshjet e Boterorit te saj, dhe te 10 takimet e luajtura me 2010-n. Faktet i japin te drejte. Por akoma edhe me shume i japin mrekullite e sulmuesve te saj, qe garantojne nje futboll ofensiv ne qellim dhe interpretim.

Po, sepse Van Marvijk me dy shkaterrues si Van Bomel e De Jong u kall daten atyre qe luajne futboll puro ne mesfushen kundershtare, por keshtu mund t’i lejoje vetes te hedhe ne fushe kater superlojtare sulmi, qe diten te ndeshkojne me kualitete te ndryshme. Shnajderi eshte shnderruar ne mbret gjate ketij viti. Çfare ai prek behet suksesi i nje skuadre dhe shpesh ben edhe gola personale, nese nuk i ecen me asistet. Me 5 gola dhe 4 trofe si njeriu i ndeshjes eshte vlere e shtuar e skuadres, e cila ne Afriken e Jugut ka te ngjare te kete avantazh numrin e madh te tifozeve. Interisti shuhet dhe rindizet ne veçanti ne momentet me delikate te sfidave kryesore. Pastaj eshte Roben. I ardhur nga nje demtim, qe dukej ne ato momente se do te vinte ne dyshim prezencen e tij ne Afrike, u tregua i duruar ne fillim te turneut dhe tani u rikthye gradualisht dhe tashme ben diferencen, me dy gola ne fazen e eliminimit direkt. eshte njeriu i dyluftimeve, nje kunder nje, i driblimeve te shpeshta dhe i superioritetit numerik.

Ne zonen e portes s’ka meshire. Pastaj eshte Kuijt, i cili nuk bie shume ne sy, por vrapon si i denuar per 90 minuta, ku ta vesh (ne te djathte, ne te majte, deri edhe sulmues qendre) ndihet mire, prodhon dhe jap shume asiste per gol, sikunder Brazilit dhe Uruguait. eshte dhe Van Persi. Ai ende duhet te dale ne pah, deri tani duket si nje hije, por ka potencial per te shperthyer ne nje ndeshje te veshtire, sepse talentin futbollistik nena natyre ia ka dhuruar me shumice. Me 4 musketieret, Holanda mund t’i lejoje vetes, ose te pakten e ka bere deri tani, edhe nje mbrojtje dosido. Por me 12 golat e shenuar ne 6 ndeshje duket se e nis gjithmone 2-0.

Ketu Spanja — Kampionet e Europes do te luajne per here te pare nje finale boterori. Edhe strategjia e tyre eshte sulmi. Por me metoda te kunderta, duke qarkulluar topin. Te shohim ç’do te ndodhe ne Johanesburg, te dielen e ardhshme. Kane prestigjatore te topit ne mesfushe Ksavin, Injiesten e Ksavi Alonson dhe ne pankine, gati kur te nevojitet, eshte gjithnje Fabregas. Prandaj i sfilitin kundershtaret me pasimet e pafundme, ia vjedhin iniciativen dhe kur “xhirojne”, e fshehin topin.

Jo rastesisht kane pesuar vetem dy gola: per merite qe mbrohet me mire duke sulmuar. Mban ne dore frenat e lojes dhe krijon aksione te rafinuara per te rrezikuar. Por mekati i Spanjes eshte cinizmi, sidomos ne sulm, sepse luajne me nje sulmues te vetem, ngaqe Fernando Torres eshte jashte firme. Ai sulmuesi i vetem quhet David Vija, i cili ka realizuar 5 gola ne 6 ndeshje, golashenuesi i turneut. Ne te njejten kuote me kundershtarin e ardhshem, Shnajder. Por nese nuk vijne golat e blerjes se re te Barcelones, ne zonen e portes skuadra e Del Boskes deshton ne konkretizimin e malit madh te lojes se krijuar ne 90 minuta. Ne total ka shenuar vetem 7, nje me shume se sa nga nje gol per ndeshje. Holanda dhe Spanja nuk kane fituar kurre nje boteror, deri tani. Koha ecen shpejt, pas tri ditesh vetem njera prej tyre do te festoje. Fale futbollit sulmues. Por tani mbetet te marrim vesh se cila...