Rivaliteti vazhdon, Ferguson: Siti '100 vite' mbrapa Junajtid
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Siti është shpallur kampion i ri i Premier League, mirëpo Sër Aleks Ferguson u kujtoi rivalëve të qytetit se ata kanë rrugë të gjatë për të bërë, nëse dëshirojnë të krahasohen me Mançester Junajtid. Trajneri i njohur i skuadrës më të titulluar në Angli, Mançeter Junajtid, nuk ka mundur t’i rezistojë krahasimit të reputacionit të skuadrës së tij si kampion i shumëfishtë me rivalin e urryer të saposhpallur kampion, Mançester Sitin. Këta të fundit e fituan titullin e parë pas 44 vjetësh. Megjithatë Sër Aleks Ferguson ka pranuar se ata kanë arsye për të festuar, por insistoi se u duhet edhe shumë punë për të ecur përpara dhe më pas që të tentojnë të krahasohen me Junajtidin.
“Ata mund të shkojnë përpara e të fitojnë sa të duan, dhe kjo mund të jetë një gjë e pritshme, por historia e klubit tonë është e veçantë në krahasim me historinë e tyre. Ne nuk duhet të shqetësohemi aspak për këtë gjë. Mendoj se ne kemi një histori të pasur, më të mirë se cilado skuadër e Premier League dhe atyre do t’ju duhet një shekull për të arritur historinë tonë”, tha Ferguson. Edhe pse 70 vjeç, Ferguson është i vendosur që ai do të jetë personi që do të tentojë të ndalë sukseset e Sitit në sezonin e ardhshëm. “Ne i pranojmë sfidat. Jemi më të mirë se sa ata”, tha Ferguson, pas fitores 1-0 kundër Sandërlandit, që nuk i mjaftoi të përfundonin në krye.