Riberi: Champions, dhurate per Henes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Frenk Riberi pritet të shpërthejë në finalen e Ligës së Kampioneve. Ylli francez i Bajernit është kthyer në një tempull për ekipin bavarez dhe është vlerësuar më shumë se çdo lojtar i rekordmenëve. Është i vetmi lojtar që i është ndërtuar statuja në “Marienplatz” të Mynihut, i cili ka dhe një kontratë deri në vitin 2015 dhe përfiton afro 10 milionë euro në sezon, duke qenë legjionari më i paguar në historinë e Bundesligës. 29-vjeçari francez duke qenë se mungoi në finalen e 22 majit 2010, kur Bajerni humbi edhe shansin për të fituar tripletën e parë në histori pasi dështoi 0-2 ndaj Interit, kërkon me patjetër ta fitojë këtë kupë.
Gjatë një interviste për “Kicker”, fantazisti francez e ka cilësuar sfidën si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Gjithashtu ai kërkon me patjetër që këtë trofe t’ia bëjë dhuratë presidentit Uli Hënes, me të cilin ka marrëdhënie shumë të afërta. “Finalja në Mynih, kjo është e pabesueshme! Por, mendoj se e merituam të bëheshim pjesë e sfidës së fundit të Champions-it për këtë sezon dhe shpresoj që të gjithë së bashku të zhvillojmë një superndeshje ndaj Çelsit për ta fituar këtë trofe. Një Botëror apo Evropian është i rëndësishëm, por për mua personalisht kjo finale është më e rëndësishmja e karrierës sime”, – nënvizoi Riberi duke shtuar mbi përgjegjësitë dhe dëshirat e tij për këtë duel: “Drejtuesit janë të parët që e kërkojnë këtë titull. Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë investuar shumë për këtë ditë. Ata e dashurojnë këtë klub dhe jeta e tyre është Bajerni.
Ëndrra ime është që si këtij klubi dhe krerëve të mi t’ua dhuroj këtë trofe. Kjo do të ishte gjeniale dhe dhurata më e bukur e jetës sime në futboll. Do ishte dhurata më e veçantë edhe për njeriun më të shtrenjtë në këtë klub për mua, Uli Hënesin. Për këtë njeri kam respekt të veçantë, që nuk mund ta imagjinoj dot. Ai më kupton me një shikim. Më njeh shumë mirë dhe e di se ç’mendoj unë dhe anasjellas.
Do të ishte një tragjedi, nëse unë do e zhgënjeja, prandaj do përpiqem me çdo mjet ta fitoj këtë sfidë, për Hënesin, Rumenigen dhe gjithë njerëzit e mi. Ata kanë treguar një shpirt të madh për mua dhe u jam mirënjohës gjatë gjithë jetës sime”, – u shpreh 29-vjeçari francez. Por, duke pasur eksperiencë, ai ka ndalur edhe euforinë duke mos nënvlerësuar kundërshtarët. “Përgjatë 90 minutave do luajmë për ‘jetë a vdekje’. Duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi ose fitojmë, ose humbim gjithçka. Çelsi është një ekip i fortë, që nuk duhet nënvlerësuar. Edhe pse ata luajnë për historinë e tyre, mendoj se ka qenë dita dhe vendi i gabuar për ta”,- përfundoi ai.