Rishfaqet Valter Fushaj: Si mund ta marr serish Vllaznine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-presidenti i Vl laznisë, Valter Fush aj, ka përsëritur faktin se nëse do i jepen 51% të aksioneve, mund ta rimarrë drejtimin e klubit shkodran. Në një intervistë ai flet edhe për pengjet që i kanë mbetur nga e kaluara dhe shpreh opinionin për paraqitjen e skuadrës deri tani gjatë këtij kampionati. Fushaj ka qenë në krye të Vllaznisë për tetë vite me radhë, gjatë të cilëve ka arritur të fitojë në vitin 2008 një Kupë të Shqipërisë. Gjithashtu, nën drejtimin e tij, Vllaznia ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet europiane. Fushaj nuk e ka fshehur asnjëherë mendimin se, nëse nga ana e drejtuesve të klubit do i kërkohet që të marrë skuadrën, do e shohë këtë çështje me përparësi.
Z.Fushaj, flitet që në janar mund të rimerrni drejtimin e Vllaznisë, është e vërtetë?
Unë kam dhënë shumë për Vllazninë për një kohë të gjatë dhe natyrisht që zemrën e kam te kjo skuadër. Gjithashtu e kam thënë dhe e them prapë: nuk shkoj te drejtuesit e bashkisë për t’u thënë se e marr unë Vllazninë. Nëse ata do të më ftojnë që ta marr ekipin, unë e marr atë me një kusht: të më jepen 51% të aksioneve të klubit, ndërsa edhe drejtuesit e bashkisë të më përgjigjen për vlerën prej 49% të tyre. Mirë do të ishte që një klub të shkojë siç duhet drejt privatizimit dhe privatit t’i jepen më shumë se 70% të aksioneve. Megjithatë, edhe me këtë kusht, pra 51%, unë e marr drejtimin e klubit.
Ju keni qenë për shoqatë dhe jo shoqëri aksionare. Pse?
Është e vërtetë që unë kam qenë që klubi të mos ishte shoqëri aksionare. Forma më e përshtatshme do të ishte shoqata, por kthimi në shoqëri aksionare e ka vështirësuar shumë kalimin qoftë edhe me përdorim te biznesmenët. Unë, kur kam bërë atë marrëveshje të shumëpërfolur me ish-kryebashkiakun Haxhi, e cila u shumë përfol, ka qenë vetëm një kalim në përdorim që të investoj dhe të mos më njihen, si nuk mund njihet deri sot asnjë shpenzim i bërë. Tani gjithçka është më ndryshe.
Cilat janë pengjet e Fushajt si ish-president i Vllaznisë?
E kam thënë ndoshta edhe më parë. Ishim shumë afër që të merrnim titullin kampion në sezonin 2008- 2009. Unë vazhdoj të jem i mendimit se në atë sezon neve na u vodh ai kampionat. Më vjen keq për këtë. Gjithashtu, edhe në takimin me Thunin. Ka qenë një nga netët më të vështira të mijat nën drejtimin e Vllaznisë. Kishim pësuar golin në atë minutë të shtesës dhe unë ende nuk e besoja. Goli i parë në Zvicër për ekipin vendës ka qenë një pozicion i dukshëm jashtë loje. Sa herë që e kujtoj atë takim më rrëqethet trupi. Nuk kam dalë as për darkë atë natë. Thashë që pas Napolit në Shkodër do të ishte një tjetër ekip italian si Palermo. Fitimet, nëse do e kaloja atë tur, do të ishin rreth 1 milion euro për klubin Vllaznia. Këto dy gjëra janë pengjet e mia.
Keni qenë ndër inspiruesit e akademisë Vllaznia, madje ky ka qenë edhe një farë amaneti që latë kur dhatë dorëheqjen nga drejtimi i klubit. Sa i kënaqur jeni tani?
Mendoj se këtë sezon gjërat kanë filluar të funksionojnë më mirë. Megjithatë unë do kërkoja, ashtu siç kam kërkuar kur u ndërtua kjo akademi, që trajnerët të mos punojnë me shijet e tyre, por me ato të klubit. Duhet që aty të punohet për të rikthyer futbollin shkodran. Megjithatë, shikoj se përsëri në këtë drejtim po punohet.
E ndiqni rregullisht ekipin e Vllaznisë?
Natyrisht që e ndjek rregullisht ekipin e Vllaznisë. Shumicën e rasteve e ndjek në shtëpi përmes televizorit, pavarësisht se ku luan. Normalisht që më bëhet qejfi që kjo skuadër ka këtë ritëm. Mundësitë kanë qenë edhe për më mirë. Më gëzon fakti që te Vllaznia tani ka më shumë shkodranë. Në stadium shkoj rrallë pasi, sa herë që shkoj, dëgjoj të njëjtat shprehje “ka ardhur se do të marrë drejtimin e Vllaznisë”. Për këtë, e ndjek më mirë nga larg.
Mendoni se Vllaznia në fund të këtij sezoni mund të jetë në Kupat e Europës?
Është herët për të folur. Vllaznia ka një skuadër konkurruese. Kampionati shqiptar ka treguar deri tani se ka diferenca të vogla. Unë kam mendimin tim se edhe në takimin e fundit me Bylisin, ekipi i Vllaznisë nuk meritoi më shumë seç mori atë barazim 1-1. Për mendimin tim, nëse luhet me shpirt dhe ekipi do të tregojë grintë në çdo takim, mund të shkojë larg. Megjithatë, ka ende garë deri në fund dhe janë shumë pikë në lojë.
PENGJET
“E kam thënë ndoshta edhe më parë. Ishim shumë afër që të merrnim titullin kampion në sezonin 2008-2009. Unë vazhdoj të jem i mendimit se në atë sezon neve na u vodh ai kampionat. Më vjen keq për këtë. Po ashtu, edhe në takimin me Thunin. Ka qenë një nga netët e mia më të vështira në krye të Vllaznisë. Kishim pësuar golin në atë minutë të shtesës dhe unë ende nuk e besoja”.
Privatizimi i klubit në ngërç
Megjithëse është folur disa herë, madje janë vënë edhe afate apo bërë të ditura procedura të ndryshme, klubi i Vllaznisë ende nuk është privatizuar. Ai vazhdon të jetë pronë e Bashkisë së Shkodrës. Institucioni më i lartë i pushtetit vendor ka bërë të ditur disa herë se shumë shpejt do të afroheshin biznesmenë dhe klubi do privatizohej. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje duket se procesi ka ngecur dhe nuk po avancon. Një vit më parë u afrua pranë skuadrës Agron Çela, por “dashuria” mes tij dhe skuadrës shkodrane nuk zgjati shumë pasi ai u angazhua në politikë. Aktualisht, bashkia është pronare e klubit dhe e financon atë. Disa herë Valter Fushaj ka shprehur dëshirën për të marrë 51% të aksioneve të kësaj skuadre, por bashkia nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me këtë.