e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rikthehen titullarët, Nica: Nuk toleroj blof në Pukë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rikthehen titullarët, Nica: Nuk toleroj blof në Pukë

Java e fundit e fazës së tretë i dërgon laçianët mysafirë në Pukë. Largimi nga zona europiane ka bërë që kurbinasit të mendojnë më shumë për Kupën e Shqipërisë.flamurtari - laci Tani që objektivi i vetëm në kampionat është qëndrimi në kategori, të besuarit e Stavri Nicës kanë nisur bëjnë llogari. Mundësia e vetme për të qëndruar larg rrezikut është fitorja e sotme dhe vijimësia me rezultate pozitive në fazën e katërt.

Për trajnerin Nica, ndeshja e sotme do të shërbejë si etalon për të provuar forcën dhe ndryshimin me skuadrat e renditura më poshtë. "Skuadra ka punuar me ritmin e duhur. Për fat të mirë na janë kthyer thuajse të gjithë futbollistët dhe sot shpresojmë që të bëjmë më të mirën e mundshme.

Ndaj Tërbunit nuk do të jetë e lehtë, por Laçi do të duhet të mendojë dhe veprojë si një skuadër e dorës së parë. Duke parë gjendjen dhe rëndësinë e takimit, duhet t'i besoj më së shumti elementit të përvojës.

Kështu, mbrojtja do të jetë ajo me Ademir, Sheta, Buljan dhe Çela, ndërsa në mesfushë do të rikthehet Veliaj. Kemi disa dilema lidhur me futbollistët e tjerë të këtij reparti, por përpara dyshja Cetkoviç-Nimani kanë shanse të mëdha për të qenë të dy në sulm", ka deklaruar Nica për "Panorama Sport".

Ndërkaq, seanca e së premtes ka shkuar normalisht dhe pas saj skuadra është nisur drejt Pukës. Laçit do t'i mungojnë sot vetëm mesfushorët Zefi dhe Bardhi