e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Makthi i transfertave, ja si Cungu i motivon futbollistët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Makthi i transfertave, ja si Cungu i motivon futbollistët

Ndeshjet në transfertë kanë qenë një problem më vete për Vllazninë gjatë këtij sezoni. Dy fitore të arritura ndaj Tërbunit në Pukë dhe një pikë e marrë në "Selman Stërmasi" kundër Tiranës, duket se nuk mund të mjaftojnë për t'i shpëtuar rënies.cungu Stafi teknik i kuqebluve e ka të qartë se skuadra duhet të tregojë forcën reale jo vetëm në shtëpi, por jashtë fushës, aty ku mund të bëhet edhe diferenca me rivalët në luftën për mbijetesë.

Nesër në Ballsh luhet një "finale" mes dy skuadrave që kërkojnë të shpë- tojnë nga rënia dhe trajneri Armando Cungu është duke e përgatitur këtë takim më së miri.

Dje, kreu i pankinës ka bërë një analizë para seancës stërvitore. Natyrisht për shkodranët kjo nuk është e zakontë, pasi ekipi ka zhvilluar të tilla analiza vetëm në ditën e parë të punës për ndeshjen e radhës. Burime të "Panorama Sport" pranë skuadrës, tregojnë se Cungu ka qenë tejet kërkues ndaj lojtarëve.

"Kërkoj nga ju një përkushtim më të madh për të kaluar me sukses ndeshjen në Ballsh. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm se luajmë një takim shumë delikat dhe nga ju kërkohet që të jepni më shumë për të marrë në fund atë që dëshirojmë të gjithë.

Është momenti të bëjmë hapin e madh, për të qenë të qetë në luftën për mbijetesë", mësohet t'u ketë thënë Cungu lojtarëve. Një rezultat pozitiv në Ballsh do të ishte domethënës për kuqeblutë, ndërsa humbja do t'i fuste në vorbullën e ekipeve që rrezikojnë seriozisht rënien.

"Ndaj Bylisit tregoni sa vleni, dua një lojë burrërore nga të gjithë", ka thënë ndër të tjera trajneri shkodran gjatë analizës me futbollistët. Vllaznia është pesë pikë më shumë se Bylisi dhe një barazim ndaj rivalit direkt do të ishte i kënaqshëm për skuadrën e Cungut.