Ribery i jep lamtumiren Frances: Dua te rri me shume me familjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pa frikë këtë seksion veror mund ta quajmë sezonin e lamtumirave të mëdha. Pas Lahm e Kloses në Gjermani, Gerrard në Angli, Xabi Alonsos dhe Xavit në Spanjë tashmë radhën ka Frank Ribery për t’i dhënë lamtumirën përfaqësueses franceze. Lajmin lojtari i bëri publik pak sekonda përpara fillimit të superkupës së Gjermanisë, ku Bayern u përball me Dortmund. Ribery e argumentoj vendimin e tij me dëshirën për të ndenjur më shumë me familjen. “Dua të rri më shumë me familjen time”, – tha francezi teksa bën të ditur vendimin e tij. “Në karrierën time kam njohur ngritje dhe ulje, por tashmë mosha kalon dhe ndjej se ka ardhur momenti të hap një kapitull të ri të jetës sime, një kapitull ku jeta ime është më pranë familjes sesa profesionit”, – mbylli fjalën e tij 31-vjeçari. Fantazisti Ribery me Francën ka luajtur 81 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. Në botërorin e Brazilit francezi nuk mori pjesë për shkak të një dëmtimi.