Rënditja e UEFA-s, Kategoria Superiore vazhdon ngjitjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli shqiptar po vazhdon të fitojë terren në rënditjen e UEFA-s
Në klasifikimin më të fundit, Kategoria Superiore ngjitet me tre pozicione, duke lënë pas Maqedoninë dhe Irlandën. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e 39-të, ndërsa një sezon më parë renditej në të 42-in.
Ecuria fantastike e Skënderbeut në Europë i ka dhënë një bonus të madh Kategorisë Superiore që këtë sezon numëron 6625 pikë, një rekord më vete ky për futbollin shqiptar.
Ndërkohë një sezon më parë Shqipëria numëronte vetëm 2.125, ndërsa në sezonin 2013-2014 vetëm 875 pikë.