e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kamza Basket ngre trofeun e Kupës së Shqipërisë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kamza Basket ngre trofeun e Kupës së Shqipërisë

Kamza Basket është fituesja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Kamza doli në finale përballë Tiranës dhe arriti që të fitojë. Edhe pse me më pak basketbollistë në dispozicion, Kamza Basket arriti të rezistojë deri në fund e madje herë pas here edhe të marrë në dorë frenat e lojës.Tirana basket kamzaTirana e nis frikshëm në periodën e parë, teksa shkon në 2-13, 11 pikë epërsi. Skuadra e Muhametajt, jo vetëm që ngushton diferencën, por edhe kalon në avantazh 14-13. Për afro 5 minuta në periodën e parë, Tirana nuk arrin të shënojë asnjë pikë.

Në fund, perioda e parë mbyllet 16-16. Ndryshe nga perioda e parë, në të dytën ka më shumë balancë në lojë dhe ekipet nuk lejojnë shkëputjen nga njëra-tjetra. Funksionon sulmi dhe mbrojtja në të dy anët. Diferenca më e madhe është me vetëm dy pikë. 25-23 kryeson Kamza, 25-27 kryeson Tirana dhe kështu pozitat ndërrohen disa herë, derisa mbyllet perioda e dytë.

Përfundon me rezultatin 15-16 në favor të bardhebluve dhe pjesa e parë mbyllet në shifrat 31-32 për Tiranën. Në periodën e tretë sërish loja është e ekuilibruar. 8 herë është në avantazh Kamza (33-32, 35-32, 45-42, 45-44, 46-44, 48-47, 50-47, 50-49) dhe 5 herë Tirana (35-36, 36-38, 38-40, 40-42, 46-47). Perioda e tretë mbyllet në shifrat 19- 17 në favor të Kamzës.

Teksa mbetet vetëm perioda e fundit, rezultati është 50-49 për Kamza Basket. Edhe 10 minutëshi i fundit është emocionues dhe i njëjtë, me rivalitet mes të dy ekipeve. Kryesimin e marrin disa herë të dy ekipet. Rezultati është 56-59, teksa loja po shkonte drejt fundit. Karaj për Kamza Basket bën gjithçka mirë dhe në sekondën e fundit të një aksioni gjuan për tri pikë dhe tregohet i saktë duke barazuar 59- 59. Realizon Tirana vetëm një pikë.

Në sulm nuk gabon Kamza që rikthen avantazhin 61- 60. Fjolla dhe Roshi dalin nga loja me 5 gabime personale. Kamza realizon edhe një pikë tjetër dhe rezultati shkon 62- 60. Mbesin vetëm 9 sekonda lojë dhe sulmi është për Tiranën. Provon Lasku për tri pikë, por nuk realizon. Kamza mbron mirë topin në sekondat e fundit 3 herë radhazi dhe shënon edhe dy herë të tjera për ta vulosur fitoren në shifrat 64- 60. Perioda e katërt u mbyll 14- 11 për Kamzën.