e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç: Në Napoli nuk nisemi të dorëzuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç: Në Napoli nuk nisemi të dorëzuar

Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimit "Fair Play", trajneri i Milanit, Sinisha Mihajloviç, ka përfituar nga rasti për të analizuar ecurinë aktuale të ekipit:miha "Jam shumë i lumtur me rendimentin e skuadrës në fazën e dytë, kemi ndryshuar shumë dhe kemi rikuperuar pikë kundrejt rivaleve në garën për Champions. Kualifikimi për në Ligën e Kampioneve mbetet shumë i vështirë, por do të bëjmë maksimumin për të arritur qëllimet që kemi në këtë sezon".

Më tej, serbi foli për sfidën e radhës kundër Napolit: "Ne do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen, siç kemi bërë gjithmonë.

Nuk shkojmë në Napoli të dorëzuar. Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, që së bashku me Juventusin po dominon kampionatin, por siç nuk e kemi ne të thjeshtë përballë Napolit, e njëjta gjë vlen edhe për ta. Fitorja në derbi vlen sa titulli? Ky është mentalitet provincial, preferoj të humbas derbin dhe të fitoj titullin. E ardhmja? Trajnerët varen nga rezultatet".