Renditja e FIFA-s: Brazili ne vend te trete, Shqiperia kater vende me larte
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja e Brazilit është ngritur në pozitën e tretë të renditjes nga FIFA, e cila është e fundit para fillimit të Kampionatit Botëror. Selecao kanë zhvendosur Portugalinë në vend të katërt, e cila më herët mbante vendin e tretë.
Dy vendet e para janë të paprekshme dhe ato mbahen nga Spanja dhe Gjermania. Argjentina është ngjitur për dy vende dhe është në pozitën e pestë, ndërsa Zvicra që mban vendin e gjashtë, po ashtu është ngjitur për dy vende. Pas tyre gjenden Kolumbia dhe Uruguai. Italia mbetet në vend të nëntë, derisa Anglia është ngjitur në vend të dhjetë në dëm të Greqisë. Shqipëria është ngritur për katër vende dhe aktualisht mban pozitën e 66-të në renditje.