'Brazil 2014', 8 rekorde per t'u thyer
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mungojnë dhe shtatë ditë nga nisja e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik botëror, “Brazil 2014” dhe veç luftës për titullin kampion bote gjatë evenimentit rezervohen edhe mundësi të tjera për të hyrë në histori. Tashmë që janë publikuar edhe listat zyrtare të lojtarëve që do marrin pjesë në Botëror, konkretisht 736 lojtarë, për 32 skuadra është momenti të mendojmë edhe për 8 rekordet që mund të thyhen përgjatë evenimentit që do të nisë më datë 12 qershor dhe pritet të përfundojë më 13 korrik.
Rekordi i golave.
“Do më pëlqente shumë të shihja një finale Brazil- Gjermani, por me kusht që Klose mos të shënojë asnjë gol në këtë kompeticion”, – ka thënë fenomeni Ronaldo, braziliani i cili mban rekordin e golave të shënuar në këtë kompeticion me 15 gola nga viti 1998-2006, ndërsa Klose ka shënuar 14 nga 2002 deri në 2010 (aq sa edhe Gerd Muller). Kloses do t’i mjaftojë një gol për të mbërritur tek rekordi i Ronaldos dhe dy për ta thyer këtë rekord.
Ndeshjet e luajtura
Lojtari me më shumë prezenca në një kampionat botëror është Lotar Mateus. Gjermani ka luajtur 25 ndeshje, megjithatë ai ka një sfidë në shtëpi, pasi lojtari që e konkurron është pikërisht Klose, i cili ka zhvilluar deri më sot 19 ndeshje dhe që është lojtari me më shumë prezenca nga 736 lojtarët që do të marrin pjesë në Botëror.
Lojtari më i moshuar: Lojtari më i vjetër që ka marrë pjesë në Botërorin e Brazilit ka qenë Roger Milla. Kamerunezi në 28 qershor të 1994-ës theu një rekord të paimagjinueshëm gjatë ndeshjes mes Kamerunit dhe Rusisë, pasi ai u shpall jo vetëm lojtari më i vjetër që ka luajtur në Botëror 42 vjeç e 39 ditë, por edhe lojtari më i vjetër që ka shënuar. Milla konkurrohet nga portieri kolumbian Faryd Mondragon që më 21 qershor do të mbushë 43 vjeç. Kolumbiani do ta ketë të lehtë të thyejë rekordin e moshës, por të pamundur rekordin e golit të shënuar nga Milla. Gjithsesi, Pokerman mban rekordin e lojtarit që ka 20 vite prezent në përfaqësuesen e tij kombëtare. Pathyeshmëria e Walter Zenga-s, portieri italian në gjysmëfinalet e Botërorit të 1990-ës shënoi një rekord të ri pathyeshmërie, duke ruajtur portën e tij të paprekur për 517 minuta. Ky rekord mund të preket këtë sezon nga Casillias edhe pse është ende larg.
Rekordi i golave të Brazilit; Selesao është formacioni i vetëm që ka marrë pjesë në të gjitha botëroret e futbollit dhe ka shënuar 210 gola në total dhe ndiqet nga Gjermania me 206 gola. Arbitrat në finale: Besoni apo jo, asnjë arbitër nuk ka mundur të gjykojë dy finale Botërori. Këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 gjyqtarë, ku vetëm Howard Web ka arbitruar një finale. Britaniku duhet të shpresojë që Anglia të mos dalë në finale dhe FIFA ta përzgjedhë për të gjykuar finalen, e cila do të zhvillohet më 13 korrik në Maracana.