e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Diego Kosta, sulmuesi i ri i Celsit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diego Kosta, sulmuesi i ri i Celsit

Sulmuesi surprizë i vitit, Diego Kosta është sulmuesi më i ri i Çelsit. Lojtari i cili pritet të marrë në dorë sulmin e kampionëve të botës përgjatë “Brazil 2014”, mësohet të ketë qenë në Angli përgjatë ditës së djeshme për të zhvilluar vizitat mjekësore me blutë e Londrës, duke u bërë praktikisht lojtar i Çelsit. Lojtari do t’i kushtojë skuadrës së drejtuar nga Murinjo 32 milionë paund apo rreth 40 milionë euro, të cilat do i japin mundësi Atletiko Madridit të operojë me qetësi në merkato për ta zëvendësuar bomberin me origjinë nga Brazili, por me pasaportë spanjolle. Mësohet gjithashtu se Çelsi nuk ka hyrë në diskutime me kampionët e Spanjës për të siguruar sulmuesin, por i ka paguar Atletikos vlerën e klauzolës që drejtuesit e klubit spanjoll kishin vendosur në kontratën e 25-vjeçarit për ta lënë atë të lirë. Këtë sezon me Atletikon, Diego Costa luajti në total 52 ndeshje dhe shënoi 36 gola