e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Real Madrid, 80 milione euro per Suarez

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madrid, 80 milione euro per Suarez

80 milionë euro është vlera të cilën Real Madridi është i gatshëm të paguajë për të siguruar bomberin uruguajan, Luis Suarez, i cili luan tek Liverpuli që prej vitit 2011. Lajmi bëhet me dije nga prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila bën të ditur se Suarez është një nga dëshirat më të mëdha të Ancelotit dhe Florentino Perez është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë kërkesë të timonierit italian. Mësohet se edhe agjenti i lojtarit është shprehur i gatshëm për këtë transferim. “Nëse kampionët e Europës kërkojnë, është vështirë të mos pranohet”, – ka thënë për një radio iberike Alejandro Balbi, agjenti i lojtarit duke komentuar lajmin e bërë publik tek “Marca”. Suarez, i cili ka shënuar 69 gola në tri sezone me Liverpulin, në rast se do të transferohej në Spanjë do të merrte vendin e francezit Benzema, duke krijuar një repart sulmues të frikshëm me Bale dhe Ronaldon.