Redknap: Shkarkimi, pabesi e drejtuesve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i shkarkuar, Herri Redkanp, tregon se te Totenhemi ishte vendosur që më parë largimi i tij. Ai thotë se nuk kishte dëshirë që ta linte punën, por drejtuesit kishin bërë zgjedhjen dhe do të ndiqnin një tjetër rrugë. “Dua që të kaloj ca kohë me gruan time, në vend që të trishtohem sa i përket pushimit tim nga puna. Kur njerëzit në krye të klubit nuk të kanë qejf, më thoni se çfarë mund të bësh për këtë? Unë vetëm do të respektoj vendimin. Nuk mund të bëj asgjë tjetër rreth kësaj”, – tha Redknap. Ish-tekniku i Spërsave shtoi se gjithçka i takon pronarit të këtij klubi.
“Unë isha thjesht një punonjës dhe nëse ata duan tani të shkojnë në një tjetër rrugë mund ta bëjnë. Ata zotërojnë Totenhemin. Edhe po të fitoja Champions-in do më hiqnin. Ishte një shkarkim i pabesë”. Presidenti i klubit, Daniel Levi, e shkarkoi atë një vit përpara përfundimit të kontratës. Redknap e udhëhoqi Totenhemin në Ligën e Kampioneve për herë të parë në histori, ndërsa ekipi zuri vendin e katërt në renditje. Drejtuesit e klubit do t’i paguajnë atij 3.5 milionë euro si kompensim. Edhe pse trajneri tha se nuk mund të rrijë dot pa punuar. “Unë dua të drejtoj një klub sërish. Ende nuk kam ndonjë ide, por kjo do të ndodhë shpejt”.
Pretendentët – Drejtuesit e Totenhemit janë në kërkim të një trajneri të ri. Alternativa e parë për këtë vend është Andres Vilas Boas. Portugezi tashmë ka eksperiencë në kampionatin anglez, pasi ai për disa muaj ka qenë teknik i Çelsit. Kontakte midis dy palëve ka pasur, por ende asnjë marrëveshje zyrtare. Një emër tjetër që u përfol për drejtimin e Spërsave ishte edhe gjermani Jurgen Klisman, por ai e refuzoi këtë detyrë. Ish-sulmuesi gjerman ka luajtur për Totenhemin në 1990, ndërsa në 56 takime ka shënuar 30 gola me këtë fanellë. Lojtari lajmëroi se pavarësisht se ka respekt të madh për klubin e Totenhemit, në të cilin ka kaluar momente shumë të bukura, tashmë ka një tjetër qëllim. Synimi i tij është që të kalojë në Kupën e Botës, ndërsa po drejton skuadrën kombëtare të SHBA-së. Klinsman do të vazhdojë kështu që të respektojë kontratën me federatën amerikane të futbollit.