Ja pse Portugalia fiton ndaj Holandes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E kam ndjekur me vëmendje ecurinë e Portugalisë, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje, në dhomat e zhveshjes, në hotel. Jam një nga personat që mund të flas me më shumë bindje për atmosferën brenda grupit, dhe jam mjaft i kënaqur. Lojtarët kanë besim në forcën e tyre, janë në harmoni të plotë dhe aspak të ndikuar nga presioni që media po mundohet të ushtrojë mbi ta. Po tregohen profesionistë të vërtetë. I nënvizova të gjitha këto elemente, për të treguar se Portugalia nuk ka asnjë problem serioz nga ato që ka Holanda, kundërshtari i ndeshjes së fundit në grup. “Tulipanët” nuk kanë munduar ta përballojnë presionin e medias, u janë përgjigjur çdo kritike apo akuze. Brenda tyre kanë nisur krisjet.
Ka futbollistë që nuk shkojnë me njëri-tjetrin, apo deri mosrespektim të vendimeve të trajnerit. Këto janë problemet më të rëndësishme për një skuadër futbolli, pasi kur themi “skuadër” nënkuptojnë bashkimin e një grupi individësh, që punojnë së bashku për të realizuar një objektiv të caktuar. Në këtë rast, termi “skuadër” nuk duket shumë i saktë për lojtarët që drejton Van Marvijk. Duket sikur 11- shja që zbret në fushë është e ndarë në dy “skuadra”.
Më vjen keq që kjo i ndodh një ekipi të madh, por nuk duhet të ishte lejuar, dhe drejtuesit janë fajtorë. E nisa me problemet që ka Holanda dhe harmoninë që ekziston te Portugalia, për të nënkuptuar se ky është elementi i parë që favorizon luzitanët për fitore në ndeshjen e fundit. Portugalia ka ndryshuar ndjeshëm filozofinë e lojës, duke mos i kushtuar rëndësi totale repartit sulmues, por duke vlerësuar më shumë mbrojtjen. Ata dinë të mbrohen shkëlqyeshëm tashmë dhe më pas mendojnë të shënojnë nëpërmjet kundërsulmeve. Në sfidën mes Holandës dhe Gjermanisë, vura re se portokallinjtë vuajnë përballë ekipeve që mbrohen mirë dhe e njëjta gjë ka për të ndodhur ndaj skuadrës së Bentos.
Portugalia ka futbollistë shumë të shpejtë nga krahët dhe driblues mjaft të mirë, si Ronaldo e Nani. Holanda ka dy mbrojtës të shpejtë, por jo me shumë eksperiencë, si Van der Vil dhe Uilems, që do markojnë dhe mendoj se do jen ë lehtësisht të kalueshëm nga luzitanët. Këto janë ndër arsyet kryesore që unë mendoj se janë të mjaftueshme për të ndihmuar ekipin e Paulo Bentos për të fituar ndjeshëm ndaj Holandës. Pa diskutim që “tulipanët” kanë futbollistë cilësorë, por problemet që kanë mes tyre do i ndëshkojnë…