e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali në kaos, lojtarët sherr me doktorët e klubit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali në kaos, lojtarët sherr me doktorët e klubit

Reali i Madridit po kalon një moment të vështirë dhe kjo nuk përfshin vetëm rezultatet. Brenda ekipit ka mosmarrëveshje dhe pakënaqësi. zidanePor, ajo që i bashkon të gjithë futbollistët lidhet me zhgënjimin e tyre ndaj stafit mjekësor.

Së fundmi, listës së lojtarëve me probleme fizike iu shtua sulmuesi Karim Benzema. Që një ekip të ketë dëmtime të shpeshta gjatë kësaj faze të edicionit është normale, por që numri i tyre të jetë mbi dhjetë, kjo tregon se diçka nuk shkon.

E përditshmja "Marca" ka zbuluar se në Madrid është një pakënaqësi që daton në fillim të edicionit. Disa lojtarë i kishin shprehur trajnerit Benitez dhe drejtuesve të tjerë, se mjekët nuk ishin në nivelin e duhur dhe se puna e tyre për t'i riaftësuar linte për të dëshiruar. Një gjë e tillë nuk u mor parasysh.

Ndërkohë, vetëm pak kohë më pas ka pasur një sherr të madh në dhomat e zhveshjes ku thuhet se kanë arritur deri te konflikti fizik. Mes lojtarëve më të indinjuar me mjekët është edhe Kristiano Ronaldo, i cili ia ka komunikuar një gjë të tillë edhe presidentit Florentino Perez. Madje, portugezi ka kërkuar shkarkimin në mënyrë të menjëhershme të doktorit Hoze Olmo.

Në fakt, kreu i klubit nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe u ka dalë në mbështetje mjekëve, doktorit Hoze Olmo. Në fakt, kreu i klubit nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe u ka dalë në mbështetje mjekëve, çka ka sjellë edhe rebelim më të madh të sportistëve, si dhe një ftohej me Perezin.

Trajneri Zidan ka qenë në vështirësi, duke u munduar që të ruajë një ekuilibër mes palëve, edhe pse duket e pamundur. Madje, edhe rezultateve negative të kohëve të fundit janë cilësuar si shkak i problemeve fizike të lojtarëve, që vijnë si shkak i mjekimit të gabuar.