Plani i Rumeniges: 100 minuta lojë me gjyqtar moviole
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bosi i Bajernit, KarlHainc Rumenige, ka përforcuar akoma më shumë planin e Ligës dhe federatës gjermane në lidhje me përmirësimin e gjykimit të arbitrave.
Gjatë një interviste për "Bayern Magazin", presidenti i ECA-s parashtron planin e futjes së filmimeve, si duhet të funksionojë teknologjia dhe si duhet të analizohen e merren vendimet e arbitrave për skena të diskutueshme.
"Sugjerimi im do ishte që gjatë një ndeshjeje, çdo klubi t'i jepet e drejta të ndërpresë takimin për çdo pjesë loje nga dy herë secila, ku një gjyqtar moviole të provojë skenat e diskutueshme", nënvizon Rumenige para ndeshjes kundër Maincit në "Allianz-Arena". Futboll serioz dhe i drejtë Ideja e Rumeniges bën që ndeshja të ndërpritet tetë herë dhe bosi i Bajernit nuk mendon se kjo e dëmton takimin.
"Në ditët e sotme, një ndeshje normale zgjat 94 minuta. Me ndihmën e regjistrimit dhe analizave të videove ndoshta do zgjaste 100 minuta. Kjo formë nuk devijon aspak nga shinat parimet bazë të futbollit. Thjesht i japim një ndeshjeje më shumë seriozitet dhe drejtësi. Ne diskutojmë çdo javë vendime të gabuara.
Këtë fenomen nuk e kam përjetuar as në 40 vitet e fundit të këtij sporti. Kemi arritur në një pikë që është e pakonceptueshme që një person i vetëm të ketë shkopin magjik dhe t'i marrë vendimet vetë. Një vendim, i cili vlen për sukseset sportive, për imazhin dhe shumë miliona euro.
Natyrisht nuk mund të jetë e pranueshme që çdo fans në tribunë të ndjekë nga tribuna me smartfonin e tij nëse gjyqtari e dha saktë apo gaboi në një penallti.
Ky rregull qartëson gjyqtarin dhe i vijnë në ndihmë shumë duke evituar në maksimum vendimet e parregullta që ndikojnë shumë në rezultatin e ndeshjes", analizon ish-sulmuesi i Bajernit dhe kombëtares gjermane. Liga pret lejen nga IFAB Bundesliga në bashkëpunim me federatën parashtruan kërkesën në FIFA për të testuar për dy vite analizën me video.
Në datat 4-6 mars do mblidhen në Kardif krerët e IFAB-it (Bordi ndërkombëtar i futbollit), të cilët do vendosin nëse do testohet ose jo në kampionatin gjerman.
Përgatiti: ENIAR IBRO