e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Reali i ka alergji transfertat, lamtumirë titullit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i ka alergji transfertat, lamtumirë titullit

Edhe pse me zero objektiva sezonalë, Malaga duket se është skuadra që ka vendosur luftën për titull sivjet. Barcelona fitoi me shumë vështirësi, Atletiko u mund, ndërsa dje Reali i Madridit barazoi.real madrid bejl ronaldo

Rezultati 1- 1 në stadiumin "La Rosaleda" i detyron "galaktikët" që ta shohin 9 pikë larg kreun dhe të shtunën, në "Santiago Bernabeu" luhet derbi me Atletikon.

Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan tregon se i ka alergji transfertat, duke qenë se në tre të fundit janë ndalur nga Betisi dhe Malaga, pauza këto të patolerueshme, duke parë se nga ana tjetër, Barcelona është si një tren pa frena që shtyp këdo që i del përpara.

Realit nuk i mjaftoi as Kristiano Ronaldo, i cili, pavarësisht golit që zhbllokoi takimin, tradhtoi kur dërgoi në duart e Kamenit penalltinë që mund të kishte mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

Ronaldo nuk mjafton - Pa Bejlin dhe Benzemanë, Zidan i beson Iskos në sulm, përkrah Heses dhe Ronaldos, por kjo zgjedhje funksionoi pak. Pjesa e parë, edhe pse spektakolare pa Malagën këmbëngulëse, por në tri raste, të zotët e shtëpisë ndalen nga Navas.

Gola të gabuar, gol i pësuar dhe në minutën e 33-të, Ronaldo zhbllokon takimin, pas një goditjeje me kokë, ndonëse portugezi duhet t'i falënderojë arbitrin anësor, i cili nuk ndalon aksionin për pozicion jashtë loje.

Kalojnë më pak se dy minuta lojë dhe luzitani ka mundësinë që të dyfishojë, kur shtrihet në zonë nga Uelington, por gabimin e mbrojtësit të Malagës e korrigjon portieri Kameni që pret.

Në pjesën e dytë janë vendësit këmbëngulës, por sërish portieri nga Kosta Rika mban në lojë Realin, të paktën deri në minutën e 66-të, kur pas një goditjeje këndi, Navas do të mposhtet nga e djathta precize e gjigantit Albentoza. Edhe pse me jo pak minuta loje në dispozicion, reagimi nga ana e skuadrës së Zi danit mungon dhe Reali del kokulur nga "La Rosaleda", duke i thënë ndoshta lamtumirë titullit kampion