e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rikthehen të dëmtuarit, Fili gati të debutojë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rikthehen të dëmtuarit, Fili gati të debutojë

Gjendja e dëmtimeve te skuadra e Partizanit u duk e përmirësuar në stërvitjen e djeshme.
fili Hoxha, Kalari, Trashi dhe Bardhi, që kishin pasur shqetësime të lehta, kanë zhvilluar stërvitje të plotë me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jenë gati për trajnerin Agostineli.

Lojtarët nuk kanë shfaqur shqetësime, ndërkohë që mbetet për t'u parë se kë prej tyre tekniku do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Ndërkohë që me Partizanin B, dje ka luajtur për disa minuta Reinaldo Fili. Në këtë mënyrë, ky i fundit mund të aktivizohet në sfidën e sotme me Kukësin dhe sipas të gjitha gjasave trajneri Agostineli do ta aktivizojë si titullar në skuadrën e tij.