Reali, 20 milion paund dhe Higuain per Luis Suarez
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madrid duket se i është rikthyer interesimit për sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez. Sipas mediave britanike, madrilenët janë të gatshëm që të ofrojnë sulmuesin e tyre, Gonzalo Higuain dhe 20 milion paund, për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguajan. Me këtë shifër, Reali pretendon të plotësojë çmimin e vendosur nga Liverpulit për Luis Suarez, që është 55 milion paund. Për Suarez ka shfaqur një interest ë fortë edhe Arsenali, që ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milion paund, por që është hedhur poshtë nga ana e drejtuesve të Liverpulit.