Blerjet me te shtrenjta ne historine e futbollit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me kalimin e tij tek PSG, Edison Kavani është bërë lojtari i pestë më i shtrenjtë i historisë së futbollit. Uruguaiani – i cili kërkohej nga shumë ekipe përfshirë dhe Real Madrid – zgjodhi opsionin e dollarëve të naftës. Pavarësish kësaj, kampionatit spanjoll mbetet kampionati me blerjet më të bujshme në histori. Katër lojtarët me çmimin më të lartë (Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Zidane and Kaka) janë blerë pikërisht nga ekipe spanjolle.
Real Madrid mbete ekipi që ka paguar më shumë para për një lojtar, me 96 milionë euro për Ckristiano Ronaldo. Ekipi i vetëm që i afrohet madrilenëve, është Barcelona, e cila për të marrë Imbrahimovic dha Samuel Eto’o dhe para shtesë. Nga ekipet italian, blerjen më të shtrenjtë e ka bërë Lazio. Në vitin 2000 lacialët paguan 57 milionë euro për Hernan Crespo.