e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Morati: Murinjo rikthehet tek Interi pas tre vjetesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Morati: Murinjo rikthehet tek Interi pas tre vjetesh

Hoze Murinjo mund të rikthehet tek Interi pas tre vitesh. Deklarata befasuese, e cila me siguri ka gëzuar tifozët zikaltër, është bërë nga vet presidenti i Interit, Masimo Morati, gjatë një takimi me disa parlamentarë.

“Kam folur me Murinjon për ta uruar për rikthimin e tij tek Çelsi. Si mu përgjigj Hoze? Më tha që pas tre vitesh do rishihemi tek Interi”, ka thënë Morati. Një deklaratë që mund të shqetësojë trajnerin e tashëm të Interit, Valter Maxarri.