e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fabregas: Ne Angli rikthehem vetem tek Arsenali

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fabregas: Ne Angli rikthehem vetem tek Arsenali

Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Cesk Fabregas, do të rikthehej në Angli vetëm tek ish-ekipi i tij, Arsenali. Fabregas është duke u kërkuar me insistim nga trajneri i ri i Mançester Junaited, Devid Mojes, por Fabregas, sipas mediave spanjolle, u ka bërë me dije miqve të vet se do të rikthehej në Angli vetëm tek Arsenali.

Publikisht Fabregas ka deklaruar se nuk largohet nga Barcelona, por klubi katalanas nuk e konsideron atë të pashitshëm, pasi që prej transferimit të tij nga Arsenali, ai nuk ka arritur do të fitojë një vend titullari të padiskutueshëm në ekip. Në kontratën e blerjes së Fabregas nga Barcelona, ekziston një klauzolë që favorizon Arsenalin, në rast se ai nxirret në shitje nga ana e katalanasve.