e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Murinjo paralajmeron Terrin: Nuk e ka te sigurte formacionin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Murinjo paralajmeron Terrin: Nuk e ka te sigurte formacionin

Trajneri portugez i Çelsit, Hoze Murinjo, ka paralajmëruar kapitenin Xhon Terri, se nuk e ka të sigurtë vendin në formacion, pavarësisht miqësisë së tyre. “Ai e di se nuk është i sigurtë në formacion. E vetmja gjë që ai e di se është e sigurtë, është miqësia, raporti jonë. Ne kemi folur për këtë dhe ai e kupton në mënyrë të përkryer se miqtë janë miq, por puna është e ndarë. Kjo është punë, ndaj ai duhet të tregojë se e meriton të luajë. Unë nuk mund ta mbroj atë ose ta favorizoj para dikujt tjetër. Ai e di këtë, pasi e njeh  natyrën time”, ka thënë Murinjo. Xhon Terri kaloi një sezon të vështirë vitin e kaluar, pasi përveçse u dëmtua, ish-trajneri Rafa Benitez e la në stol atë pas u rikthye nga dëmtimi.