e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gara e Supersport, vritet nje tjeter motorist

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gara e Supersport, vritet nje tjeter motorist

Shokohet sërish bota e motorëve. Teksa është ende e freskët tragjedia e çmimit të madh të Malajzisë, e tetorit të 2011, ku humbi jetën Marko Simonceli, një tjetër pilot gjeti vdekjen pasi u rrëzua në pistën e Moskës. Andrea Antoneli, 25 vjeç, ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në xhiron e parë të provës së shtatë të botërorit Supersport, në kategorinë e kadetëve të Superbike.

Gara e Moskës nisi nën një shi të rrëmbyeshëm dhe me fushëpamje të kufizuar, ndërsa gjatë kalimit të parë në pjesën e drejtë të pistës, e gjatë 900 metra, pilotët e grupit qendror u prekën me njëri-tjetrin teksa po garonin me 250 km në orë. Në këtë moment Antoneli, pilot i skuadrës GoEleven humbi kontrollin e Kavasakit të tij ZX-6R dhe u shtyp nga 25-vjecari tjetër italian Lorenczo Zannetti, që drejtonte Hondën e skuadrës holandeze Ten Kate. Për shkak të përplasjes së fortë, Antonelli pësoi dëmtime të rënda në kokë, por edhe pse iu dha në kohë rekord ndihma e shpejtë, nuk mundi të mbijetonte.