Real Madrid vs Barcelona, nje perballje titanesh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bota e futbollit do ta përjetojë mbrëmjen e nesërme si një nga ndeshjet dhe përballjet më spektakolare. E gjithë vëmendja do të drejtohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku djemtë e Murinjos do të presin rivalët e betuar të Barcelonës, në sfidën e quajtur “El Klasiko”.
Një ndeshje vendimtare për kreun e Premiera Divizion. Madrilenët kryesojnë me vetëm tre pikë, ndërsa Katalanasve nuk u ngelet gjë tjetër veçse të luftojnë për rimarrjen e kreut, pasi vendasit kanë edhe një ndeshje më pak.
Gjithashtu nuk kanë munguar dhe deklaratat për këtë sfidë. Messi është shprehur se përballja do të përcaktojë rrjedhën e mëtejme të sezonit në La Liga. “ Është e qartë se vitale do të ishte që ta nxjerrim një rezultat të mirë, i cili do na ngriste optimizmin për vazhdimin e sezonit”, – ka thënë Messi.
Ndërsa Mou ka deklaruar se “El Klasiko” do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. “Ky është vetëm një takim sit ë tjerët për ne. Nuk kemi ndryshuar asgjë për shkak të takimit me Barcelonën. Çdo gjë është njësoj sikur më parë. Seria jonë e fitoreve nuk është e rëndësishme, por e vetmja gjë e rëndësishme është ajo që do të ndodhë gjatë atyre 90 minutave”, – ka deklaruar Murinjo.

Formacionet e mundshme:
REAL MADRID
Casillas
Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo
Xabi Alonso, Diarra, Khedira
Di Maria, Benzema/Higuain, Ronaldo
BARCELONA
Valdes
Alves, Puyol, Pique, Abidal
Xavi, Busquets, Iniesta
Messi, Fabregas, Sanchez
Pas “El Klasiko”, Barcelonën e pret rruga për në Japoni, ku do të marrë pjesë në kampionatin botëror të ekipeve.