Kombetarja shqiptare do te kete nje trajner italian, te henen emri i tij
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Më në fund Kombëtarja shqiptare e futbollit të hënën do të ketë trajnerin e saj. Sipas burimeve nga FSHF-ja, është e sigurt që pasuesi i Josip Kuzhe do të jetë një trajner italian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, fundjavën që shkoi ka takuar disa trajnerë italian nëpërmjet agjentit të FIFA-s, Sokol Haxhia, dhe duket se zgjedhja e kreut të FSHF-së do të bjerë mbi njërin nga këta.
I pyetur nga gazetari italian se përse zgjedhja e FSHF-së ishte një trajner italian, agjentit shqiptar i FIFA-s ka theksuar se kjo ndodhë pasi shkolla italiane e trajnerëve është absolutisht e para. “Shqipëria në tetë vitet e fundit ka pasur vetëm trajner të huaj. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka ekskluzitivetin, ka vendosur këtë herë t’i besojë një trajneri italian me gjithë respektin që ka për trajnerët shqiptarë.
Të rejat kryesore do të mësohen të hënën kur do të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri të Shqipërisë”, ka thënë Haxhia. Ai ka pranuar se kandidatët që i ka prezantuar kreut të FSHF-së për trajner të Kombëtares shqiptare janë Carbone De Biasi, Pillon e Camolese, ndërsa ka shtuar se ai ka takuar edhe Berretën në Vienë. Agjenti shqiptar i FIFA-s pyetet se cili mes kandidatëve është favorit dhe ai thekson : “Mund të them se nga të gjitha takimet e bëra kanë ngelur përshtypje të mira.
Do të jetë një zgjedhje e vështirë për shembull në vigjilje të takimeve Beni Karbone ishte ai që kishte kredencialët më të pakta por ka lënë një përshtypje të madhe”. Haxhia e ka krahasuar Karbonen me Antonio Konten dhe agjenti jep shpjegimin e tij se përse e cilëson kështu : “6 vite më parë unë kisha besim tek ai që më pas zgjodhi të shkonte te Bari, ndërsa Karbone ka qenë i pafat te Varese”. Ndërkohë ka shtuar se: “ Presidentët dhe drejtorët sportive vendosin të besojnë tek trajnerët e rinj dhe më pas i shkarkojnë shumë shpejt . Beni Karbone sipas meje do të bëjë një karrierë të madhe pasi ai ashtu si Konte beson tek të rinjtë dhe tek futbolli sulmues".