e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Real Madrid, 65 milione euro dhe 2 lojtare per Pogba

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Real Madrid, 65 milione euro dhe 2 lojtare per Pogba

Talenti francez i Juventusit, Paul Pogba është objektivi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. 65 milionë euro dhe 2 lojtarë është oferta që mbretërit e Europës i kanë dorëzuar Juventusit për të siguruar shërbimet e djaloshit 21-vjeçar, i cili konsiderohet lojtari më i mirë në botë për moshën që ka. Sipas francezes, “Le 10 Sport”, Los Blancos i kanë ofruar Juventusit veç një sasie të konsiderueshme parash dhe dy lojtarë që “zonja e vjetër” ka kërkuar prej kohësh, Alvaro Morata dhe Fabio Coentrao, që respektivisht kanë një vlerë prej 15 dhe 12 milionë eurosh, pra shuma totale që Juventusi do të përfitonte nga shitja e Pogbas do të ishte 90 milionë euro. Kjo ofertë mësohet të ketë tunduar drejtuesit bardhezi, të cilët mund të gjejnë tek mesfushori i Interit, Fredy Guarin, zëvendësuesin ideal të Pogbas.