e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Firmos Berisha, Skenderbeu i frikshem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Firmos Berisha, Skenderbeu i frikshem

Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një skuadre të frikshme dhe të pathyeshme. Presidenti Ardian Takaj, pasi ka konfirmuar bomberin Pero Pejiç (golashënuesi më i mirë i vitit të shkuar) dhe ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Besës, Fatjon Sefën (golashënuesi i dytë më i mirë i vitit të shkuar), sot (dje) ka nënshkruar edhe me një element tjetër cilësor të futbollit shqiptar, Bernard Berishën. Lojtari 22-vjeçar, me origjinë nga Peja, në dy sezonet e fundit luajti për Besën, por rënia nga kategoria e kavajasve dhe oferta joshëse e “Ujqërve të Dëborës”  bënë që lojtari të nënshkruajë me korçarët, të cilët objektiv kryesor për sezonin e ri kanë kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, çka do ishte një arritje historike për futbollin shqiptar.