e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lev shqetesohet per demtimet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lev shqetesohet per demtimet

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka bërë të ditur se vazhdon të jetë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të disa prej lojtarëve kryesorë të kombëtares që drejton. Kapiteni Filip Lahm, portieri Manuel Nojer dhe mesfushori Bastian Shvajnshtajger do të jenë të tre pjesë e kombëtares në Botëror, por Lëv nuk di ende nëse ata do të jenë në formën e tyre më të mirë.

“Dëmtimi në kavilje i Lahm është përmirësuar dhe së shpejti ai do të fillojë vrapimet. Nojer ka nevojë për pak më shumë kohë që të bëhet pjesë e grupit në stërvitje, ndërsa me Shvajnshtajger po shohim se si po shkojnë gjërat nga njëra ditë në tjetrën”, tha Lëv. Shqetësimi tjetër i tij ka qenë rivaliteti mes lojtarëve të klubeve të ndryshme gjermane. “Këta djem kanë qenë rivalë, por tani janë shokë të së njëjtës skuadër dhe ajo që po bëjnë në stërvitje është e shkëlqyer. Para katër vitesh u treguam video të festimeve të tifozëve dhe kjo na dha më shumë vetëbesim e shpirt skuadre.”