e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Diego Kosta ne dyshim, duhen 15 dite pushime

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Diego Kosta ne dyshim, duhen 15 dite pushime

Diego Kosta është në garë me kohën për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që fillon pas pak më shumë se dy javësh. Sulmuesi spanjoll i Atletiko Madridit, dje u është nënshtruar disa vizitave mjekësore që kanë konfirmuar se ai ka një mikrofrakturë dhe do të jetë i detyruar të qëndrojë 15 ditë pushim. Por Spanja debuton në Botëror pas vetëm 18 ditësh, duke e bërë gjithnjë e më të pasigurt pjesëmarrjen e futbollistit në këtë aktivitet.

Trajneri Del Boske e kishte planifikuar atë si titullar në radhët e përfaqësueses që drejton, por ky dëmtim duket se do ta detyrojë të ndryshojë planet. “Nuk do të marrim në Botëror lojtarë që janë të dëmtuar”, ishin fjalët e Del Boske në konferencën e fundit për shtyp. Nëse Diego Kosta nuk do të grumbullohet për Botërorin, atëherë dy sulmuesit e vetëm që e kanë vendin e sigurt në radhët e Spanjës, janë David Vija dhe Fernando Torres. Dueli për vendin e tretë do të jetë mes Alvaro Negredos dhe Fernando Jorentes.