E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ranieri pushon në Romë përpara sprintit final

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ranieri pushon në Romë përpara sprintit final

Pas fitores së Lestërit ndaj Palasit të shtunën, Klaudio Ranierin e prisnin në "White Hart Lane" të dielën, për të ndjekur ndeshjen e rivalëve të Totenhemit.RanieriPor ai ka fluturuar drejt Romës për ta kaluar ditën pranë familjes. Së bashku me bashkëshorten, Rosanën dhe disa familjarë, trajneri italian darkoi në restorantin "Ishulli i Peshkatarëve".

Foto dhe përqafime për 64-vjeçarin, i cili u shfaq shumë i qetë dhe i tha "Gazzetta dello Sport" se i duhej ky pushim përpara sprintit final të titullit.

"Dhelprat" e kanë gjithçka në dorën e tyre. Ata shpallen matematikisht kampionë në rast se grumbullojnë 17 nga 21 pikët e mbetura, gjithnjë nëse rivalët nuk gabojnë.