e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni thumboi sërish Sinishën dhe injoroi skuadrën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni thumboi sërish Sinishën dhe injoroi skuadrën

Silvio Berluskoni ishte tifozi special i Milanit ndaj Lacios. Edhe pse i qeshur dhe i qetë përpara takimit, nën shoqërinë e Stefano Parizit, kandidatit për kryebashkiak në Milano, presidenti nuk ngurroi që të thumbonte sërish Sinisha Mihajloviçin.berluskoni"President, loja e Mihajloviçit nuk ju bind ende totalisht?", e pyeti gazetari i "Mediaset", Karlo Pelegati. "Ti prej sa vitesh sheh futboll?", i përgjigjet Berluskoni. "Që nga kohët e Skiafinos, njësoj si ju", kundërpërgjigjet Pelegati.

"Atëherë çfarë pyetjesh më bën?!", nënvizon me ironi ish-kryeministri italian, i cili largohet. Por më e keqja do të vinte në fund të takimit, ku miliarderi italian ka mbetur shumë i pakënaqur nga ekipi dhe ka injoruar skuadrën, duke mos zbritur në dhomat e zhveshjes.

Madje, ai është limituar duke iu përgjigjur një pyetjeje të vetme: "Ju mungon Milani i kohëve të bukura? E di, ishin kohë të bukura...". Me pak fjalë, tensioni i bosit kuqezi vazhdon të jetë i lartë dhe ndoshta dje Mihajloviç ka firmosur shkarkimin e tij