Ramadani meditoi dorëheqjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zekerija Ramadani ka menduar dorëheqjen pas humbjes që Flamurtari pësoi në Korçë. "Panorama Sport" zbulon prapaskenat e kësaj situate, ndërsa mësohet se trajneri shqiptar nga Maqedonia ka menduar seriozisht të largohet, pasi nuk e ka kapërdirë dot humbjen 5-1 nga Skënderbeu.
Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime pranë trajnerit Ramadani. Kreu i pankinës vlonjate është mërzitur tej mase nga paraqitja e ekipit të tij përballë Skënderbeut, aq sa ka menduar largimin nga drejtimi i kuqezinjve.
Mësohet se një fakt të tillë, Ramadani ia ka shprehur edhe drejtuesve të klubit, ku ka lënë të kuptohet për një vendim të tillë. Këtë gjë ai e ka shprehur edhe gjatë bisedës telefonike që ka pasur pas ndeshjes me administratorin Idrizi.
Telefonata e Idrizit- Pas humbjes turpëruese në Korçë, administratori Sinan Idrizi ka telefonuar trajnerin Zekerija Ramadani. Burimet bëjnë me dije se administratori Idrizi nuk ka pranuar një largim të mundshëm të trajnerit Ramadani nga pankina vlonjate.
Ai i ka shprehur vazhdimin e bashkëpunimit dhe besimin që ka për punën e Ramadanit. Mësohet se Idrizi i ka kërkuar Ramadanit të vendosë më shumë autoritet në ekip.
"Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh dhe përse ekipi u shpërfytyrua në këtë mënyrë! Nuk e prisja një gjë të tillë dhe jam shumë i mërzitur. Unë besoj në punën tënde si trajner. Mendoj se duhet më shumë autoritet në punë dhe lojtarët duhet të të dëgjojnë.
Ata duhet të zbatojnë çdo detyrë, pasi shoh se ka mungesë impenjimi, apo nuk di se çfarë të them. Nuk e di çfarë emri t'i vë. Më thoni çfarë nuk shkon?! Çfarë doni më shumë?!", mësohet se i ka thënë Idrizi Ramadanit.
Prova- Nga ndeshja me Teutën, të gjithë janë në provë, nga stafi teknik deri te lojtarët. Të gjithë do të jenë në mbikëqyrjen e drejtuesve.
Nëse përsëritet rasti i Korçës në takimet në vijim, asnjë nuk do të jetë i sigurt. Nuk priten vetëm gjoba, por edhe largime nga ekipi. Në fakt, gjobat që do aplikoheshin pas ndeshjes me Tërbunin pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vazhdim, nëse ekipi nuk arrin kthesën. Nga 10% të pagës, deri edhe një rrogë pritet të jetë ndëshkimi. Rasti më ekstrem do të jetë largimi, nëse lojtarët nuk i përgjigjen ritmit