e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mbijetesa, Belisha dhe Beqiri frenojnë Vllazninë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbijetesa, Belisha dhe Beqiri frenojnë Vllazninë

Në pamje të parë, me fitoren e arritur në Ballsh, Vllaznia e ka larguar rrezikun e rënies nga kategoria, por dy ishkapitenët e fundit të Vllaznisë, Elvin Beqiri e Amarildo Belisha, janë shprehur se skuadra duhet të ketë ende shumë kujdes.vllaznia 2016"Goli i shënuar shumë shpejt ndaj Bylisit krijoi siguri te lojtarët për vazhdimësinë. Por, në menaxhimin e takimit ka pasur një meritë të madhe tekniku Cungu. Ishte një fitore e merituar dhe me tepër vlerë, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka ka përfunduar.

Ka ende takime në dispozicion të skuadrave që do të kërkojnë qëndrimin në Kategorinë Superiore, prandaj ekipi nuk duhet të kalojë në vetëkënaqësi. Faza e katërt sa vjen dhe bëhet edhe më e vështirë për të gjitha skuadrat dhe kjo do të ndodhë edhe me Vllazninë.

Unë nuk e mendoj asnjëherë se Vllaznia mund të rrezikojë, por që duhet bërë kujdes kjo nuk diskutohet. Lufta për kreun po ashtu edhe për mbijetesë do të jetë deri në fund", u shpreh Elvin Beqiri, që aktualisht drejton skuadrën e 19-vjeçarëve.

Belisha - Në të njëjtën linjë është edhe Belisha, i cili në prononcimin e tij u shpreh: "Ekipi ka treguar një rritje në lojë dhe në shpirtin e garës në takimet e fundit. Fitoret e një- pasnjëshme tregojnë edhe një herë për punën që po bëhet në këtë skuadër. Unë mendoj se pas triumfit me Bylisin nuk duhet që të kalohet në eufori.

Ashtu siç u arrit ky pozicion në renditje, ashtu duhet edhe të mbahet. Asgjë nuk ka përfunduar për të thënë se tani Vllaznia nuk rrezikon. Duhet bërë kujdes në këtë drejtim, pasi ka ende shumë takime deri në fund të kampionatit. Mendoj se tani gjithçka është në dorën tonë. Stafi dhe lojtarët duhet të dinë që ta menaxhojnë siç duhet këtë situatë tepër të favorshme për ne. Vllaznia ka treguar lojëra të mira dhe këtë shpresojmë që ta bëjnë edhe në javët në vijim", ka mbyllur Belisha