e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laçi në bisedime me Eugent Zekën për stolin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laçi në bisedime me Eugent Zekën për stolin

Eugent Zeka mund të jetë trajneri i ri i skuadrës së Laçit. Shkodrani 38-vjeçar, i cili ka punuar dhe drejtuar disa skuadra të vogla në Itali, është në tratativa me drejtuesit kurbinas për të zënë vendin e trajnerit Nica të dorëhequr pak ditë më parë.Zeka-dhe-Anceloti-653x420-653x350 Burime pranë klubit kurbinas kanë bërë me dije se Zeka pritet të vijë në ditët në vijim në vendin tonë dhe do të mbetet për t'u parë nëse do të arrihet akordi me drejtuesit.

Pak kohë më parë, ai u vetofrua për të marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë, por një gjë e tillë nuk u bë realitet. Tani Zeka, i cili ka punuar me ekipet e moshave në vendin fqinj, mund të ketë shansin për të debutuar në Kategorinë Superiore si trajner.

Zeka zotëron licencën UEFA Pro, të cilën e ka marrë në shkollën e Koverçanos. Në rast se arrin marrëveshjen me drejtuesit, tekniku i ri do të ketë në dispozicion kohë të mjaftueshme për të parë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion, pasi kampionati është ndërprerë. Ndeshja e parë e fazës së katërt i rezervon Laçit një përballje të vështirë ndaj Partizanit. Por, fakti që kurbinasit luajnë në shtëpi i bën më të favorizuar.

Përgatitësi atletik - Ndërkohë dje te skuadra kurbinase është shfaqur edhe italiani Marko Bankini. Ish-përgatitësi atletik i Teutës në kohën kur skuadra drejtohej nga Sorrentino, do të ushtrojë të njëjtën detyrë te kurbinasit.

Ai është shfaqur dje në mënyrë surprizë në aneksin sportiv pranë stadiumit të Laçit, ndërsa pas prezantimit paraprak të bërë nga presidenti Laska ka nisur menjëherë punën me skuadrën, duke marrë edhe rolin e trajnerit të parë.

Duhet thënë se në këtë drejtim ka pasur një keqkuptim, pasi Bankini është menduar se do të drejtojë skuadrën si trajner i parë në vazhdim, por më pas drejtuesit kanë sqaruar gjithçka për pozitën e tij. Bankini kohët e fundit ka qenë në rolin e trajnerit të parë, pasi ka drejtuar ekipin maltez të Qormit. Në gjashtë takimet e fundit nën drejtimin e tij, kjo skuadër nuk mori asnjë pikë dhe aktualisht Qormi mban vendin e fundit në renditje me 0 pikë.