Ramadani: Ndëshkuam veten, Skënderbeu ishte superior
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zekerija Ramadani dhe Flamurtari i tij po kalojnë një moment negativ. Trajneri i vlonjatëve gjatë prnonoicimit për "Supersport" ka fajësuar skuadrën e tij pas humbjes në Korçë duke thënë se ekipi reziston vetëm 45 minuta.
"Një humbje e merituar pasi kundërshtari ishte dukshëm më superior në lojë. Si zakonisht ndëshkuam veten edhe sot. Goli i dytë dhe i tretë ishin krejtësisht për fajin tonë dhe me sa duket përqendrimi ynë zgjat vetëm 45 minuta.
Distanca me Bylisin është e ngushtë për momentin, por besoj se do të rritet në vazhdim, edhe pse është e qartë që kemi bërë shumë gabime në përballjet direkte dhe tashmë rruga na bëhet edhe më e vështirë.
Curri sapo është kthyer dhe jam shumë i kënaqur prej tij, ndërsa Pashaj ishte i sëmurë. Curri sapo është kthyer dhe fizikisht nuk është ende në maksimum, por për sa luajti, u paraqit mjaft mirë", deklaroi pas ndeshjes në Korçë trajneri i Flamurtarit.