Herdi Prenga shënon ndaj RNK Splitit të Rrahmanit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lokomotiva e Zagrebit ku aktivizohen edhe 3 futbollistët shqiptarë si Çekiçi, Grezda dhe Prenga ka barazuar sot 1 - 1 ndaj RNK Splitit të Amir Rrahmanit.
Protagonist në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i talentuar shqiptar, Herdi Prenga i cili shënoi golin e avantanzhit për skuadrën e tij në minutën 56-të. Ky ishte goli i pare për mbrojtësin e Shpresave të Shqipërisë në këtë sezon.
Megjithatë Lokomotiva nuk arrin të administrojë avantazhin dhe RNK Spliti barazon duke e mbyllur takimin në shifrat 1-1. Ky barazim i shkon më shumë për shtat ekipit të Rrahmanit që ruan vendin e katërt me 40 pikë duke qenë më afër objektivit Europë.
Për Lokomotivën titullarë kanë qenë Prenga e Grezda, ndërsa në minutën e 70-të u aktivizua edhe Endri Çekici i cili zuri vendin e Grezdës. Ndërkaq për Splitin titullar ishte Rrahmai i cili si zakonisht ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.