Josa: Fitore bindëse, por tani duhet më shumë kujdes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mirel Josa është parë i qeshur dhe ka qenë mjaft i kënaqur me skuadrën e tij për fitoren e arritur sot ndaj Flamurtarit. Gjithsesi, trajneri i Skënderbeut kërkon kujdes nga të tijët pasi ka ende shumë ndeshje për t'u luajtur.
"Fitore e bukur dhe bindëse. Flamurtari na ka krijuar jo pak probleme sot, megjithatë, skuadra ruajti qetësinë dhe nuk e humbi gjakftohtësinë edhe pas golit të barazimit, ndaj arritëm një fitore bindëse në pjesën e dytë.
Tani kemi dy javë në dispozicion për të përmirësuar disa gjëra, sepse më pas na presin ndeshje të tjera të vështira. Sigurisht që skuadra ka ende gjëra që duhen rregulluar dhe duhet të jemi sa më të përqëndruar në këto javë vendimtare", deklaroi pas ndeshjes Josa.