E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Daja i kënaqur me barazimin: Shpresoj të jem me Tiranën në Ligën e Europës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Daja i kënaqur me barazimin: Shpresoj të jem me Tiranën në Ligën e Europës

'Jam i kënaqur për vetë faktin se edhe të vetmin qendërmbrojtës që kishim sot doli me frakturë nga loja'. Kështu është shprehur pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Kukësi (1-1) trajneri i bardhebluve, Ilir Daja.

Untitled-4

I pyetur nëse do të largohet nga Tirana në fund të kampionatit, ai tha se shpreson ende që skuadra të kualifikohet për një vend në Europa Leageu.

"Pjesa kryesore e fajit nuk bie mbi mua as mbi lojtarët. Kemi pasur shumë të dëmtuar. Cunat kanë dhënë maksimumin.

Presim rikthimin e Muçës, Bakajt, Vucatj dhe shpresojmë ende. Ka edhe 9 javë dhe shpresoj që mos ta jap dorëheqjen dhe të shkoj me Tiranën në Europë",-deklaroi ai për 'TVSH'.