Batha-Daja, Partizani fiton në Durrës dhe ndjek Skënderbeun (Video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas barazimit ndaj Skënderbeut, Partizani rikthehet te fitorja. Të kuqtë e Agostinelit kanë fituar sot me rezultatin e pastër 0-2 në Durrrës ndaj Teutës.
Miqtë të mbështetur fort edhe nga tifozeria e zjarrtë kanë qenë më superiorë në këtë 90 minutësh në dhe fund janë shpërblyer me një fitore që i mban sërish në -4 nga rivalët e Skënderbeut. Batha dhe Daja kanë qenë autorët e golave në këtë takim.
Ndeshja ka nisur me ritëm të larë. Të dyja skuadrat mundohen të krijojnë rastë, por fraksioni i parë mbyllet me rrjeta të parpekura.
Në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 54-t është Idi Batha që pas një krosimi në zonë godet me kokë dhe i jep epërsinë Partizanit. Me golin e shënuar të kuqtë fitojnë më shumë besim dhe nisin të qarkullojnë topin duke administruar rezultatin.
Teuta nga ana tjetër përpiqet të sulmojë duke tentuar të barazojë shifrat, por nuk ia del. Kur ndeshja po i drejtoheh fundit, saktësisht në minutën e 88 është Daja që gjen edhe golin e dytë pas një pasimi nga e djathta.
Ky ishte goli i nokautit dhe Teuta dorëzohet. Mbyllet gjithçka 0-2 dhe Partizani ngjitet në kuotën e 59 pikëve, 4 më pak se Skënderbeu i vendit të parë. Teuta nga ana tjetër mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, 1 më pak se Kukësi i vendit të tretë.
Goli i Asion Dajës:
Goli i Idi Bathës: