e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rama: 'Loro Borici' arena e dyte europiane ne Shqiperi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rama: 'Loro Borici' arena e dyte europiane ne Shqiperi

Mesa duket kryeministri Edi Rama ka mbetur vërtetë i impresionuar nga puna kolosale që është bërë në stadiumin e Elbasanit, i cili nesër do të pres për herë të parë Kombëtaren Shqiptare. Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama ka dhënë një tjetër lajm të gëzuar për sportdashësit shqiptarë dhe veçanërisht ata shkodran. Rama shkruan se ka udhëtuar sot drejt Shkodrës ku edhe ka parë nga afër stadiumin e qytetit “Loro Boriçi”. Kryeministri duke vënë në dukje gjendjen e keqe në të cilën ndodhet stadiumi ka premtuar se pas “Elbasan Arena”, stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë arena e dytë europiane në Shqipëri.

“Në kthim nga Shkodra ku pashë dhe stadiumin e katandisur s’ka më zi! Do vemë dorë e do ta kthejmë në arenën e dytë europiane në Shqipëri”, shkruan Rama.

Ndonëse në politikën shqiptare premtimet për stadiume të reja nuk kanë munguar por shumë pak janë realizuar, shkodranët duhet të ndihen optimist pasi Rama premtimin e parë për një stadium të ri e mbajti, të shpresojmë që të realizoj edhe të dytin.