REZULTATET/ Kategoria e Parë: Elbasani përmbys ndaj Sopotit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kanë filluar pasditen e së mërkurës (ora 16:00) ndeshjet e vlefshme për Grupin B, të Kategorisë së Parë.
Dy skuadrat kryesuese, Luftëtari dhe Apolonia, luajnë në transfertë. Ndërsa Pogradeci i vendit të tretë luan ndaj Dinamos.
Luftëtari ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore dhe më pas është nisur drejt Elbasanit ku është akomoduar për të qenë gati për sfidën e sotme në Cërrik ndaj Turbinës vendëse.
Një sfidë shumë e rëndësishme mes dy ekipeve me objektiva të kundërta: bluzinjtë që synojnë të ruajnë kreun dhe të ngjiten në Superiore dhe nga ana tjetër cërrikasit që luftojnë për mbijetesë.
Ky grup nuk mundi t'i luajë ndeshjet të shtunën pasi FSHF vendosi t'i shtynte ato për ditën e sotme.
Rezultatet e Kategorisë së Parë - GRUPI B:
Sopoti-Elbasani 1 - 2
Gol: Bërdufi 21'/ Duka 34´, Abazaj 44´
Turbina-Luftëtari 0 - 0
Butrinti-Apolonia 0 - 0
Dinamo-Pogradeci 0 - 0
Shkumbini-Lushnja 2 - 0
Golat: Mustafai 02, Llupa 04´
Vijon...