LIVE Laçi Skënderbeu 0-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut.
Laçi-Skënderbeu ora 0-0
Golat:
Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Veliaj, Mustafa, Gocaj, Cetkoviç, Nimani, Mitraj
Skënderbeu: Shehi, Abazi, Arapi, Osmani, Lulaj, Eskuerdinja, Dema, Nafiu, Progni, Renatinjo, Orue Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, Nertil Bregasi, Ergin Doda, Orlando Kuka
Pjesa e parë- 30 minutat e para të takimit janë të vakëta, raste të pakëta dhe të pa rrezikshme. Skënderbeu luan më mirë këto minuta dhe tenton të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e vendasve. Mirëpo 15 minutat e mbetura të fraksionit parë flasin për kurbinasit. Krijojnë aksione të shpejta, kundërsulmojnë dhe gjuajnë në portë disa herë, por që përballë Shehit janë të pafat. Garidiani i korçarëve studion mirë lëvizjet e kundërshtarëve dhe pret mrekullisht çdo goditje tyren.
Minutat
Mbyllet pjesa e parë 0-0
45´ Laçi po zhvillon minuta të mira, krijon aksione të shpejta goli por përballë Shehit del i humbur, pasi portieri i korçarëve ka pritur çdo gjuajtje të vendasve.
42´ Provon edhe Mitraj por jashtë kuadratit.
41´ Laçi shënon gol me anë të Olsi Gocajt, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
37´ Minuta të mira për kurbinasit të cilët kundërsulmojnë por nuk arrijnë të finalzojnë.
35´ Çetkoviç kroson për Çelën brenda në zonë, i cili provon me kokë por pret përsëri Shehi.
34´ Aksion i Laçit. Nimani pason për Çetkoviç i cili pason për Veliaj në zonë, i cili godet fuqishëm drejt portës por pret mrekullisht Shehi.
32´ Veliaj provon nga distanca por pa rezultat.
30´ Skënderbeu tenton me Renatinjën dhe Prognin në të djathtë, me aksione të shpejta por mbyllin mirë vendasit.
27´ Goditje këndi për Skënderben. E ekzekuton Nafiu, topi përfundon në zonë por largon Çetkoviç.
25´ Ka nerva dhe tension mes lojtarëve, pritet ekzekutimi i goditjes këndit.
22´ Goditje këndi për Laçin. E ekzekuton Çetkoviç por grushton Shehi. Provon Veliaj me të majten largon Arapi.
20´ Shkakton faull ndaj Orue, Çela ndëshkohet me karton të verdhë.
19´ Dema ndëshkohet me karton të verdhë.
16´ Loja përqëndrohet në mesfushë. Vendasit tentojnë të kundërsulmojnë por mbyllin mirë miqtë.
14´ Nimani shkakton faull ndaj Prognit. Goditje dënimi për Skënderbeun, e gjuam mesfushori tropojan, topi përfudnon drejt në duart e portieri të vendasve.
09´ Bardhyl Pashaj ndalon lojën për një faull në mesfushë. Ka pak nervozizëm, qetësohet gjendja loja nis normalisht.
05´ Laçi nis një aksion nga krahu i majtë, krosohet në zonë, por pret Shehi.
02´ Rivënie anësore për Laçin, Mustafa kroson për Nimanin i cili gjuan drejt portës, por topi i tij përfundon në duart e portierit të Skënderbeut.
01´ Topin e parë e nis skuadra e Skënderbeut.
Starton takimi mes Laçit dhe Skënderbeut