Aksidenti tragjik në Liqenin e Shkodrës, helikopteri i Ushtrisë mbi stadiumin e Laçit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e së mërkurës në Shkodër me helikopterin 'EC 145', ka angazhuar forca të shumta të Ushtrisë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëzimin e tij.
Helikopteri i Forcave të Armatosura u rrëzua në ujërat e Liqenit të Shkodrës dhe si pasojë e këtij aksidenti, humbën jetën dy ushtarakë, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur (jashtë rrezikut për jetën).
Gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut, kamerat që transmetuan drejtpërdrejt takimin, kapën fragmente nga fluturimi i një tjetër helikopteri të Forcave Ushtarake duke kaluar mbi Stadiumin e Laçit.